• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin e QKR-së

admin by admin
27 July, 2015
in Kronika
0
KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin e QKR-së
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori ish drejtorin dhe drejtoren e IT-së në QKR me akuzën e keqpërdorimit të fondeve buxhetore dhe rritjes artificiale së fondit limit.
Dëmi ekonomik si pasojë e shkeljeve të kryera në vlerësimin e ofertave, sipas KLSH-së arrin 8.2 milion lekë (59,000 euro)
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit ka ushtruar auditim në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) për periudhën 01.07.2012 – 30.09.2014. Nga auditimi i KLSH-së, u konstatua kryerja e një sërë shkeljeve dhe parregullsive, të cilat binin ndesh me përcaktimet e bëra në ligjin “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar.
Konkretisht sipas KLASH-së, për vitin 2013, forma mbizotëruese e prokurimeve në QKR ka qenë “Ftes me negocim, pa botimin paraprak të njoftimit të kontratës”, duke e justifikuar këtë procedurë me emergjencën e krijuar në QKR për shërbime e mallra.
Nga auditimi dhe analiza e hollësishme që ju bë procedurave të prokurimit të zhvilluara nga QKR për vitin 2013, rezultoi që emergjenca në QKR për shërbime e mallra ishte krijuar në mënyrë artificiale nga vetë Autoriteti Kontraktor (AK), siç është edhe rasti i shërbimit “LAN to LAN” dhe rasti i procedurës “Blerje serveri”.
Në lidhje me shërbimin LAN to LAN, rezultoi që në vitin 2013 kishin dështuar dy tendera të hapur në lidhje me këtë shërbim, si pasojë e vendosjes nga QKR të kërkesave të tepruara e të paargumentuara kualifikuese, veprime këto jo në përputhje me kërkesat e përcaktuara në VKM “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar.
Nga auditimi rezultoi që në tenderat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, për shërbimin LAN to LAN në vitin 2013, nuk ishin zbatuar detyrimet për ngritjen dhe funksionimin e komisionit për vlerësimin dhe përllogaritjen e fondit limit, sipas përcaktimeve ligjore.
Në vitin 2014, ndryshe nga herët e tjera ku për shërbimin LAN to LAN ishte përdorur procedura “Ftes me negocim, pa botimin paraprak të njoftimit të kontratës”, QKR vendosi të prokuronte këtë shërbim nëpërmjet procedurës “Tender i hapu”. Nga auditimi i kësaj procedure prokurimi rezultoi që KVO kishte s’kualifikuar padrejtësisht dhe në mënyrë të paargumentuar një operator ekonomik, i cili kishte paraqitur ofertën më të ulët, me arsyetimin që ky OE a) nuk kishte paraqitur “Formularin e informacionit konfidencial” dhe b) nuk kishte pronësinë e rrjetit të fibrave optike, apo marrë me qira fibra optike, për të realizuar lidhjen e QKR qendër me degët rajonale.
Operatori ekonomik, i s’kualifikuar nga QKR në këtë procedurë prokurimi, është pikërisht operatori ekonomik i cili e kishte ofruar shërbimin LAN to LAN për QKR, përgjatë 5 viteve të mëparshme, gjatë të cilave QKR nuk kishte ngritur asnjë prej pretendimeve të mësipërme.
Në lidhje me pretendimin që OE nuk kishte paraqitur formularin e informacionit konfidencial, nga auditimi rezultoi që bazuar në Dokumentet Standarde të Tenderit (DST) ky informacion nuk ishte i detyrueshëm për tu plotësuar nga OE. Madje edhe në krye të formularit, në kllapa, është venë shënimi: “Shënoni më poshtë informacionin që dëshironi të mbahet konfidencial”.
Ndërsa, në lidhje me pretendimin që OE nuk kishte pronësinë e rrjetit të fibrave optike, apo marrë me qira fibra optike, nga auditimi rezultoi që në përgjigjen e dhënë nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ky OE dispononte “rrjete aksesi përcjellësish fibër optike të vetin dhe me qira nga Albtelecom, ATU, ABCOM, radio të vetën, me rrjete transmetimi fibër optike të marrë me qira nga Albtelecom”.
Për më tepër, QKR nuk kishte kërkuar paraprakisht në mënyrë specifike që ofertuesit të shpreheshin për pronësinë apo qiranë e rrjetit me të cilën do realizojnë këtë lidhje.
Si rrjedhojë, nga s’kualifikimi i padrejtë dhe i paargumentuar i këtij OE, si dhe favorizimi i padrejtë i operatorit ekonomik fitues, i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik në vlerën prej 8,208,000 lekë (59,000 euro) .
Në tenderin e zhvilluar me objekt “Blerje serveri”, nga auditimi rezultoi që nxjerrja e urdhrit të prokurimit “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, nuk ishte i argumentuar, pasi në regjistrin e parashikimit të prokurimeve për vitin 2013, ishte parashikuar tashmë zhvillimi i tenderit “Blerje kompjuter e server” me fond limit 4,5 milion lekë.
QKR, ka bërë ndryshime në regjistrin e prokurimeve për vitin 2013, duke zëvendësuar zërin “Blerje kompjuter e server” me zërin “Pajisje kompjuterike dhe server”. Por pavarësisht këtyre ndryshimeve, urdhri i prokurimit është nxjerrë vetëm për “Blerje serveri”, duke hequr pajisjet kompjuterike, pa ndryshuar fondin limit.
Dosja e auditimit të ushtruar në QKR, u përzgjodh për t’iu nënshtruar procedurave standarde të kontrollit të cilësisë në të ftohtë (kontroll i cili zhvillohet nga Drejtoria Juridike në bashkëpunim me një grup audituesish me përvojë në KLSH) në përfundim të të cilit u konkludua që për shkeljet e mësipërme ekzistonin elementë të veprës penale.
Si rrjedhojë, për të gjitha shkeljet dhe parregullsitë e konstatuara dhe të trajtuara më hollësisht në Raportin e Auditimit, KLSH depozitoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, kallëzimin penal ndaj T.K., me detyrë ish drejtor i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe E.P., Drejtore e IT në QKR dhe në cilësinë e Kryetares së KVO-së, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave të mësipërme ligjore, kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Previous Post

Masakrimi i shqiptarit në Larisa, shkak xhelozia për një lidhje dashurie

Next Post

Jeta sociale mes moshës 20 e 30 vjeç, sekret për jetëgjatësinë

admin

admin

Next Post
Jeta sociale mes moshës 20 e 30 vjeç, sekret për jetëgjatësinë

Jeta sociale mes moshës 20 e 30 vjeç, sekret për jetëgjatësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.