Tetë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit të Rrëshenit, 5 km nga rruga e Kombit.
Dy automjete, një mjet “Ford” me targë AA 776 LD dhe një tip “Volkswagen” me targa gjermane BOHY 264, janë përplasur me njëra-tjetrën pranë një karburanti, dhe si pasojë kanë mbetur të aksidentuar të 8 personat që udhëtonin me to.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit në gjendje të rëndë për jetën, dhe pas ndihmës së parë katër prej tyre janë transportuar drejt Tiranës me helikopter, ndërsa katër të tjerët u transportuan me ambulancë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhje e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar.












