Policia e kryeqytetit ka arrestuar pasditen e sotme shoferin e familjes së deputetit Tom Doshi, 32-vjeçarin L. S.
Ai u arrestua pasi nuk i është bindur sinjalizimit të policisë për të ndaluar.
Pas kësaj patrulla e policisë e ndoqi dhe e ndaloi. Efektivët konstatuan se ai ishte në gjendje të dehur kur pas testin ka rezultuar se ai e kishte tejkaluar normën e alkoolit.











