Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në Rrethin e Gramshit. Mësohet se janë dëmtuar 5 ura në fshatin Lenie, duke bllokuar lëvizjen edhe për fshatrat Grabovë A, Grabovë B, Bicaj dhe Tarragjinaj.
Si pasojë e reshjeve të dendura në këto fshatra janë dëmtuar totalisht edhe të mbjellat.
Nga reshjet është dëmtuar gjithashtu edhe ujësjellësi i qytetit.











