Image GalleryLumi Vjosa dhe Korça, lashtësia e Krujës, veshja e grave, malësorët, dervishët, e veçanërisht roja mbretërore me uniformë të kuqe, janë disa nga fotografitë e realizuara nga Luigi Pellerano në Shqipëri shumë vite më parë.
Këto fotografi janë realizuar për National Geographic Society në vitet 1931-1940.
Secili prej tyre ka një përshkrim interesant, por më e veçanta është ajo e rojeve të Mbretit Zog e edhe e veshjeve të grave të asaj kohe. Këto fotografi janë postuar te Albanian Vintage Photography.











