Është arrestuar në flagrancë nga policia në Portin e Durrësit shtetasi italian Otto Prinoth. Gjatë kontrollit, Policia Kufitare e Durrësit i ka gjetur shtetasit 46-vjeçar në makinën e tij tip Ford me targa EV 451 GH, një pistoletë e tipit TT 54 si edhe 50 fishekë model 54 kalibër7. 62 mm.
Policia sekuestroi edhe një shumë prej 46 750 Euro që mendohet të jenë të falsifikuara.
Materialet e sekuestruara i kaluan Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “trafikim i armëve dhe municioneve”, “falsfikim të monedhave” dhe “mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendëve me vlerë”.












