Janë arrestuar dy shtetas shqiptarë në Katerini të Greqisë. Shqiptarët e arrestuar, të moshës 24 dhe 30 vjeç posedonin lëndë narkotike dhe e shisnin atë në tregun lokal. Gjatë një kontrolli rutinë, policia greke ka mundur të sekuestrojë 30 gram kokainë dhe 504 gram kanabis sativa që gjendeshin në dy makinat e shqiptarëve. Përveç sasië së drogës, policia sekuestroi edhe dy automjetet, “BMW” dhe “Toyota” si edhe dy telefona celularë.











