Një sherr ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku pronarja e një lokali është konfliktuar me dy persona të tjerë dhe bashkëpronarin e saj. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të Durrësit, ku pronarja e lokalit, Pavlina Nushi, 55 vjeç është përfshirë në një konflikt të çastit në ambientet e biznesit të saj me përparim Turrën dhe Xhorxhi Deda, të dy banues në Durrës, si edhe me Ilirjan Nushin, bashëkpronar i lokalit. Policia e ndodhur aty ka ndërhyrë për qetësuar situatën, ndërsa personat e përfshirë në konflikt nu u janë bindur efektivave të policisë. Po ashtu, sipas policisë, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkaq, Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal për veprën “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.












