Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA) ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar ka bërë sot një deklaratë historike, duke konfirmuar se është zbuluar një planet i ngjashëm me planetin tonë Tokën. Sipas NASA-s mendohet se në planetin e zbuluar ka jetë.
Gjithashtu NASA pohon se planeti tjetër është më i vjetër dhe më i madh se toka rreth 60 pwr qind në diametër, por se ka më pak ujë. Ky zbulim është bërë falë teleskopit “Kepler”, i cili u dërgua në hapësirë pak kohë më parë. Madje edhe planetit i është vendosur emri Kepler-452b.












