Këngëtari Kozma Dushi ka kritikuar këngët që së fundmi janë bërë hite. Në profilin e tij në FB, ai ka postuar videon e këngës së tij “Eja o shoku ynë”, për t’i treguar publikut se si duhet të jenë këngët sot. Ai ka kritikuar tërthorazi këgëtarin Getoar Selimi me këngën “Ta du majmunin”, ku shkruan: “Miq, ju përshëndes! Kështu duhet të jenë këngët sot… dhe jo këto pacavuret që ju këndojnë majmunërve…!”











