Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nga podiumi i parlamentit, ministrat, që sipas tij janë rrugaçë.
“Ka ministrat rrugaçë që shajnë deputetë nga mbrapa, kur falsin në Kuvend”, denoncoi Berisha.
Ndërkohë, në replikë me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish-kryeministri i kujtoi atij se është një i dënuar me vendim gjykate, që nuk paguan gjobën.
“Saimir Tahiri është ministër i dënuar me vendim gjykate, me 1 milion le (të reja) për shpifje, por që nuk shkon të paguajë gjobën”, u shpreh Berisha.












