5 vjet pasi u largua nga shtëpia , shtetasja S.K është dorëzuar në polici. 23-vjeçarja nga Shijaku u largua nga shtëpia e saj më 12 mars të vitit 2010. Nga deklarimet e marra nga policia e Shijakut, rezulton se S.K është larguar nga banesa me dëshirën e saj. Ky rast tashmë i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.











