Agjencia Amerikane e Gjithësisë, NASA, publikoi fotografinë e parë të plotë të planetit Tokë, pas më shumë se katër dekadave.
Pamjen e Planetit të Kaltër e ka regjistruar sateliti DSCOVR (Deep Space Climate Observatory) nga një largësi prej 1,6 milionë kilometra, me ndihmën e CCD-kamerës dhe teleskopit EPIC (Earth Polychromatic Imaging Camera). Nga viti 1972 dhe fotografitë që i regjistroi anija kozmike Apolo, NASA publikonte vetëm fotografi të pjesshme të Tokës, të bëra nga distanca më të vogla.











