• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLSH kallëzon ish-drejtorin e Njësisë së Zbatimit të KESH për dëmin 850 milionë lekë

admin by admin
22 July, 2015
in Ekonomia
0
KLSH  kallëzon ish-drejtorin e Njësisë së Zbatimit të KESH për dëmin 850 milionë lekë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon penalisht ish-drejtorin e Njësisë së Zbatimit të KESH Sh. A. Sipas KLSH-së, ish-drejtori i Njësisë, M. Ç., akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Pas auditimit të KLSH-së, mësohet se shkeljet janë bërë nga njësia e zbatimit të projektit.

Njoftimi i plotë i KLSH-së
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 106/1 prot., datë 13. 02. 2015 ka ushtruar auditim në KESH Sh. A., për projektin “Fuqizimi i programit të sigurisë së digave” në përfundim të të cilit, KLSH me shkresën nr. 106/9, datë 08. 06. 2015, ka përcjellë në KESH Sh. A., gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet përfundimtare të Vendimit nr. 71, datë 08. 06.2 015 të Kryetarit të KLSH-së.
Projekti “Fuqizimi i programit të sigurisë së digave”, synonte përmirësimin e efiçencës operative të digave për HEC-et e Fierzës, Komanit, Vau-Dejës, Ulzës dhe Shkopetit, si dhe rritjen e qëndrueshmërisë në furnizimin me energji në tregun rajonal. Ky projekt i iniciuar që në vitin 2006 është bërë efektiv në shkurt të vitit 2008 si një bashkëfinancim i Qeverisë Shqiptare, Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) dhe Këshillit Federal Zviceran (SECO).
Nga auditimi i KLSH-së, u konstatuan një sërë problematikash dhe shkeljesh të kryera nga ana e Njësisë së Zbatimit të Projektit në KESH sha, si më poshtë:
Në Mars 2013 (gjatë periudhës së implementimit të projektit), HEC-et e Ulzë-s dhe Shkopet-it të ndërtuara në lumin Mat, u privatizuan, duke i kaluar një kompanie private 100 % të aksioneve të cilat më parë zotëroheshin nga METE. Nga auditimi i rregullshmërisë dhe ligjshmërisë së pagesave të bëra nga fondet e donatorëve, rezultoi se nga ana e NJZP-së, deri më datë 31. 12. 2014, ishin kryer një sërë pagesash për blerje pajisjesh dhe instalime në favor të HEC-it të Ulzë-s dhe Shkopet-it, të cilat në vlerë totale shkonin në 85,396,083 lekë.
Më konkretisht, për HEC-in e Ulzës ishin paguar gjithsej 67,990,573 lekë (31,996,511 lekë për blerjen e pajisjeve dhe 35,994,062 lekë për instalime), ndërsa për HEC-in e Shkopet-it ishin paguar gjithsej 17,405,510 lekë (8,609,873 lekë për blerjen e pajisjeve dhe 8,795,637 lekë për instalime).
Në kushtet kur HEC-et e Ulzë-s dhe Shkopet-it u privatizuan, dhe shteti Shqiptar nuk zotëronte më aksione në lidhje me to, NJZP nuk duhet të kryente asnjë pagesë për blerje pajisjesh apo instalime, për të cilat tashmë përfitues nuk ishte më Qeveria Shqiptare por subjekti privat i cili kishte privatizuar këto HEC-e.
Madje në kryerjen e këtyre pagesave dhe këtij investimi, NJZP nuk ka iniciuar asnjë procedurë negocimi paraprak apo post faktit me subjektin privat, për ti kërkuar atij pagimin e gjithë këtij investimi, të cilin ai po e përfitonte falas dhe pa asnjë detyrim karshi shtetit. Kryerja e këtyre pagesave nga ana e NJZP për dy HEC-e të cilat nuk ishin më në pronësi të shtetit Shqiptar, është kryer në kundërshtim të plotë dhe flagrant me përcaktimet e bëra në Marrëveshjen e Financimit (të miratuar me Ligjin nr. 9801, datë 13. 09. 2007), me PAD-in dhe Ligjin nr.  8379, datë 29. 07.1 998, “Për buxhetin e shtetit”, duke shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 85,396,083 lekë.
Sa më sipër, në lidhje me këtë shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit, depozitoi pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin penal nr. 106/11, datë 30. 06. 2015 për M. Ç. me detyrë ish-Drejtor i Njësisë së Zbatimit të Projektit në KESH sha, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, e cila në dijeni të plotë të këtyre fakteve ka favorizuar subjektin privat, pronar të HEC-eve të Ulzë-s dhe Shkopet-it, duke investuar në pronën e tij, vlerën prej 85,396,083 lekë nga fondet e projektit, dhe duke mos i kërkuar atij asnjë kompensim karshi këtij detyrimi.
Gjithashtu, nga auditimi rezultuan edhe një sërë shkeljesh të tjera në drejtim të keqmenaxhimit nga ana e NJZP të këtij projekti dhe fondeve të caktuara për realizimin e tij, si më poshtë:
Raportimet e NJZP në Ministrinë e Financave në lidhje me financimin e projektit nuk ishin bërë në përputhje me Udhëzimin përkatës të Ministrisë së Financave; nuk ishte ngritur Komiteti Drejtues për programin e sigurisë së digave, nuk ishte hartuar Raporti për Zbatimin e Projektit, plani përkatës që kërkohet në zbatim të tij, si dhe plani institucional i sigurisë së digave.
Procesi i rivlerësimit të aseteve për projektin, ishte kryer pa bërë më parë transferimin e vlerave të inventarit në shumën 1,862,870 lekë (nga inventari i projektit në inventar të aparatit të KESH sha); mungonin urdhrat e titullarit për ngritjen e komisioneve për asgjësimin e pajisjeve të dala jashtë përdorimit; si dhe mungonin procesverbalet për asgjësimin e pajisjeve të nxjerra jashtë përdorimit me komision, një pjesë e të cilave gjendeshin ende në ambientet e NJZP.
Nuk ishin kryer pagesat për detyrimet për shumat e kredisë së padisbursuara (për periudhën Qershor 2013 – 6 mujori i dytë 2014), për normën e interesit dhe tarifës së angazhimit, në shumën prej 170,629 euro, të cilat japin efekte negative financiare duke rënduar koston e projektit. Në përbërje të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për të gjitha procedurat e zhvilluara, nuk kishte asnjë anëtar nga departamentet teknike të KESH sha, dhe në disa raste fondet e vlerësuar për prokurime ishin rreth dy herë më të mëdha se vlerat e ofruara dhe se shumat e kontratave të nënshkruara. Nga ana e NJZP ishin kryer një sërë pagesash ndaj firmave kontraktore, për punime të pakryera. Kështu, nga auditimi mbi zbatimin e kontratës së datës 30.04.2013 me vlerë 2,134,205 CHF (franga Franceze) pa TVSH, për vendosjen e masave mbrojtëse në Hidrocentralin e Fierzës, rezultoi se ishin kryer pagesa të tepërta përsa i përket sasisë së rrjetës dhe numrit të shtyllave të përdorur, në vlerën totale prej 10,788 CHF (franga Franceze).
Njëkohësisht, nga auditimi rezultoi që nuk ishin llogaritur siç duhet dhe nuk ishin depozituar pranë Drejtorisë së Tatimeve, detyrimet tatimore të ekspertëve të huaj (tatimi në burim) të kontraktuar për shërbimet e asistencës teknike, në shumën totale prej 20,197 euro.

Previous Post

FOTO LAJM/ LSI në “Facebook”: Ilir Meta hajduti i floririt

Next Post

“Zbulohet krimi”, Vlora “vjedh” tragetin “e zhdukur” të linjës Shëngjin-Brindisi

admin

admin

Next Post
“Zbulohet  krimi”, Vlora “vjedh” tragetin “e zhdukur” të linjës Shëngjin-Brindisi

“Zbulohet krimi”, Vlora “vjedh” tragetin “e zhdukur” të linjës Shëngjin-Brindisi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.