Policia e Lushnjes ka ndaluar shtetasin Selman Çarçiu, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. 66 -vjeçari, banues në fshatin Kryekuq, u ndalua nga policia e Lushnjes pas urdhrit të Prokurorisë,e cila pas kallëzimit penal dhe hetimeve të kryera, arriti në konkluzionin se S. Çarçiu kryente marrëdhënie seksuale me një të mitur në banesën e tij në një periudhë prej tre muajsh.
Ky është një tjetër rast pedofilie i shënuar brenda pak kohësh në zonën e Divjakës, ku rreth një muaj e gjysmë më parë, në fshatin Zharnec të Divjakës, u arrestua mësuesi 62-vjeçar Demir Hoxha, i cili kryente në mënyrë të vazhdueshme marrëdhënie seksuale me nxënësen e tij 11-vjeçare në ambientet e shkollës.











