Një adoleshent italian është gjetur i masakruar në një kishë në lokalitetin e San Martinos, jo shumë larg nga Urbino. 17-vjeçari Ismaele Lulli, pasi ishte zhdukur në periferi të Pesaros, është gjetur më pas nga një kalimtar i rastit me duar e këmbë të lidhura, si edhe me fytin e prerë. Sipas hetuesve i riu mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas është sjellë aty për të mbuluar gjurmët.
Po ashtu, sipas hetimeve paraprake , në kërkim janë dy shokët e viktimës, dhe të dy të kërkuarit janë shqiptarë. Ende nuk është bërë e ditur nëse të rinjtë shqiptarë janë vënë në kërkim si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen makabre apo kërkohen si autorë të mundshëm.











