Pas rreth një vit nën akuzë, Gjykata e Shkallës së Parë e Beratit shpalli sot të pafajshëm gjeneral Syrja Gjokën. Gjykata hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të firmave.
Ish-komandanti i Bazës Ajrore të Kuçovës, vazhdonte betejën me gjyqësorin prej një viti, ndërsa ishte liruar më parë nga Gjykata e Apelit të Vlorës pas arrestimit të tij në maj të vitit 2014.











