Një hidroavion është rrëzuar në zonën malazeze të Liqenit të Shkodrës. Mesa duket, hidroavioni ishte ulur në liqen për të mbushur ujë me qëllim shuarjen e zjarreve, por ka pësuar një defekt dhe ka rënë në liqen. Ndërsa piloti i hidroplanit, me iniciale B.S nuk ka pësuar dëmtime. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme malazeze, e cila ka bërë me dije se avioni i përkiste kësaj ministrie dhe po përdorej me qëllim për shuarjen e vatrave të zjarrit, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.












