Sërish ka pësuar një defekt teknik trageti i linjës Ancona-Durrës. Këtë herë janë bllokuar 80 kamionë që mbajnë mallra konsumi. I njëjti që dy netë më parë pësoi defekt, pas riparimit, trageti pësoi të njëjtin fat pas mesnate duke u kthyer në portin e Anconës. Shoferët e kamionave thonë se kanë që të shtunën që janë të bllokuar dhe bizneset po ankohen se mallrat e tyre të konsumit po prishen.












