Policia e Kosovës e ka arrestuar sot Kryetarin e Gjykatës së Apelit të Pejës, Salih Mekaj në Pejë. Mësohet se bashkë me Mekajn është arrestuar edhe një femër, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.
“Policia ka kryer kontrolle dhe në banesën e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Pejë”, citon Indeksonline. Mekaj thuhet se “ka negociuar për lirim lidhur me një rast të kapjes së një personi me drogë”.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë arrestimit, Mekaj u ka thënë policëve “se nuk po dini me kë po e arrestoni”.
Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.












