• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Infermieri belg nuk justifikon origjinën, Prokuroria zbardh skemën e zbulimit dhe sekuestrimit të 850 mijë eurove

admin by admin
20 July, 2015
in Kronika
0
Infermieri belg nuk justifikon origjinën, Prokuroria zbardh skemën e zbulimit dhe sekuestrimit të 850 mijë eurove
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Krimeve të rënda, ka zbardhur skemën si u zbulua transferua e mbi 1 milion euro nga Belgjika drejt dy qytetarëve të Durrësit, ndërsa ka shpjeguar edhe kërkesën e argumentuar për sekuestrimin e 850 mijë euro, të mbetura në llogaritë bankare të dy personave nga Durrësi.
Ka qenë Prokuroria për Krime të Rënda e cila kërkoi konfiskimin e mbi 850 mijë eurove në llogaritë bankare të shtetases Rovena Kalemi, pa arsim, dhe shtetasit Bledar Coraj, shuma të cilat kanë kaluar në llogarinë e saj bankare nga shtetasi belg, Eric Nyssens, me profesion infermier në Bruksel. Nga hetimi rezulton se këta shtetas nuk e justifikojnë burimin e kësaj shume parash.

Zbulimi i transfertave dhe vendosja e sekuestros
Prokuroria për Krime të Rënda, e cila është struktura përgjegjëse për zbatimin e ligjit të njohur si “Antimafia”, ka marrë informacionin nga ana e Prokurorisë së Durrësit se në llogaritë e shtetasve shqiptarë Kalemi dhe Cokaj, gjatë vitit 2014, janë kryer disa transferta, të cilat shkonin mbi 1 milion euro. Ky informacion kishte mbërritur në Prokurorinë e Durrësit nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut. Sapo është marrë ky informacion, Prokuroria e Durrësit ka marrë miratimin në gjykatë për sekuestron preventive, pasi kjo shumë parash kishte burim të dyshimtë në momentin e parë.
Në momentin e vendosjes së sekuestros, rezultoi se shtetasja Kalemi ka tërhequr rreth 300 mijë euro dhe në llogaritë e saj gjendeshin rreth 850 mijë euro, të cilat u bllokuan.
Pas vendosjes së sekuestros dhe mungesës së shpjegimit të burimit të ligjshëm të këtyre parave, Prokuroria e Durrësit e kaloi për kompetencë çështjen në Prokurorinë për Krime të Rënda, e cila kërkon konfiskimin e sasisë së parave.

Hetimet dhe pyetja për origjinën e parave
Pas vendosjes së sekuestros së shumave bankare në bankë, janë paraqitur më datë 05. 11. 2014 dhe 06. 11. 2014 në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës shtetasit Rovena Kalemi dhe shtetasi belg Eric Marie Nyssens, të cilët kanë dhënë deklarime lidhur me rastin e transfertave në fjalë. Të dy këta shtetas kanë pohuar se janë bashkëjetues me njëri-tjetrin në një banesë në Bruksel dhe se më datë 07. 11. 2014 do të martohen në Zyrën e Gjendjes Civile, Komuna Xhafzotaj, Shqipëri.
Ata kanë shpjeguar se njihen midis tyre që prej një viti dhe arsyeja e transfertave nga Eric drejt shtetases Rovena Kalemi ka qenë pikërisht për faktin e bashkëjetesës midis tyre dhe me qëllim të blerjes nga Rovena të një shtëpie të mirë dhe hapur një biznes si restorant apo ndonjë supermarket.
Të pyetur në lidhje me faktin e sigurimit të shumave të tilla, ata kanë shpjeguar se Eriku i ka përfituar nga shitja e aksioneve që ai ka pasur në disa shoqëri në Bruksel, të cilat kanë si objekt veprimtarie – telekomunikacionin, supermarket, farmaci, etj. Këto aksione shtetasi Erik i ka trashëguar nga prindërit e tij.
Shtetasi Eric Nyssens ka shpjeguar gjithashtu se ai është në profesion infermier pranë azilit të pleqve që quajtur “Home Saint Joseph” me adresë në Bruksel.
Në lidhje me transfertën prej 465,000 euro të transferuar nga shtetasi belg Eric Nyssens drejt shtetases Rovena Kalemi nëpërmjet shtetasit Bledar Coraj, nga deklarimet e shtetases Rovena ka rezultuar se kjo është bërë për shkak se nuk kishte llogari të hapur. Shtetasin Bledar Coraj, shtetësja Rovena ka deklaruar se e ka shokun e ish-të dashurit që nuk jeton më.

Dokumentet nuk justifikojnë pretendimet
Shtetasi Eric Nyssens, nëpërmjet një avokati ka paraqitur në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës, një kopje të dokumentit që tregon transfertën e kryer më datë 07. 08. 2014 nga llogaria e tij në Belgjikë drejt llogarisë së shtetasit Bledar Coraj në Shqipëri të shumës prej 300,000 euro dhe të transfertës së kryer më datë 16. 09. 2014  nga llogaria e Eric Nyssens në llogarinë e shtetases Rovena Kalemi të shumës prej 800,000 euro. Nga të dy këto dokumente rezulton se transferimi është kryer nga llogaria e shtetasit Eric Nyssens në bankën BNP. Gjithashtu shtetasi Eric Nyssens ka sjellë edhe një kopje të disa kërkesave dhe mandateve burse të vlerave të ndryshme të datës 09. 09 .2014, për llogarinë në emër të shtetasit Eric Nyssens.
Gjatë kohës që këto llogari bankare kanë qenë nën sekuestro, shtetasit Rovena Kalemi dhe Eric Nyssens nuk kanë paraqitur asnjë provë dokumentare për të provuar ligjshmërinë e burimit të këtyre parave. Në bazë të ligjit “Antimafia”, barra e provës për pasuritë e krijuara u takon personave të dyshuar për “pastrim parash”. Në këtë kuadër, Prokuroria e Durrësit dërgoi për kompetencë pranë Prokurorisë për Krime të Rënda materialin, me qëllimin konfiskimin e saj.
Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e këtyre shumave.

Previous Post

Kosovë, pranga kryetarit të Gjykatës së Apelit, Mekaj – policisë: Se dini kë po arrestoni

Next Post

Sulmi terrorist në Turqi, dy të rinj vdesin dorë për dore

admin

admin

Next Post
Sulmi terrorist në Turqi, dy të rinj vdesin dorë për dore

Sulmi terrorist në Turqi, dy të rinj vdesin dorë për dore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.