Një aksident me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Maliq. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22.00 të mbrëmjes së sotme, në hyrje të qytetit të Maliqit.
Ka qenë në mjet me targa AA 366 DL, i cili ka aksidentuar për vdekje një person i moshës 50 vjeç. Në momentin e aksidentit, viktima ka qenë duke udhëtuar me biçikletë, ndërsa mësohet se është përplasur për vdekje, nga mjeti i drejtuar prej 60 vjeçarit Edison Hoxhalli, banues në Vashtmi.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit, që shkaktoi aksidentin, është shoqëruar nga policia.












