Një 6-vjeçar ka humbur jetën sot në rrethana misterioze, pasi ka humbur jetën teksa lahej në det.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin Bregdetar të Vlorës. Nga informacionet paraprake mësohet se i mitur, me iniciale A. L., po lahej bashkë me hallën e tij, 50-vjeçare Th .K,.
Mësohet se vogëlushi është nxjerrë nga uji nga të afërmit e tij dhe është dërguar me urgjencë për në spitalin Rajonal, por ka humbur jetën rrugës. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së tij.












