Një transformator i energjisë elektrike, i djegur në Krujë, ka bërë që i gjithë ky rreth të jetë pa energji elektrike.
Në vendngjarje shkuan shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat arritën të vinin nën kotroll flakët e zjarrit.
Lidhur me shkaqet, mësohet se zjarri ra sepse mbingarkesa ishte e madhe, ndërkohë që edhe amortizimi i rrjetit elektrik ka ndikimin e vetë. Mësohet se ky transformator i përkiste vitit 1960.










