Kryetari i PS-së Edi Rama i është kundërpërgjigjur deputetit Ben Blushi në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.
“Ke braktisur betejën kut të tjerët luftonin për vota. Dhe kur të tjerët luftonin për vota ti sulmoje PS-në”, ka qenë reagimi i Edi Ramës.
Ky reagim pasoi ndërhyrjen e mëhershme të Ben Blushit, i cili duke pyetur, kërkoi nga Asambleja Kombëtare e PS-së, se përse nuk ishte në rendin e ditës, votimi për zgjedhjen e kryetarit të partisë.












