• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Zyrtari BB: Kriza greke ndikim edhe në Shqipëri

admin by admin
17 July, 2015
in Global Image
0
INTERVISTA/ Zyrtari BB: Kriza greke ndikim edhe në Shqipëri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria, ashtu sikurse vende të tjera të rajonit të Ballkanit, ka lidhje biznesi dhe financiare me Greqinë, pra, ekzistojnë kanale të shumëfishta që bëjnë që gjendja e ekonomisë greke mund të ndjehet në Shqipëri.
“Grupi i Bankës Botërore po përgatit një program të ri për Shqipërinë, i quajtur Diagnoza Sistematike e Vendit, i cili përfshin një seri reformash, që mund ta ndihmojnë ekonominë shqiptare të shënojë rritje më të shpejtë në afat të mesëm dhe të gjatë”, kështu u shpreh në një intervistë për Zërin e Amerikës Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv në Bordin e Drejtorëve të Bankës Botërore për Italinë, Portugalinë, Shqipërinë, Greqinë, Maltën, San Marinon dhe Timorin Lindor.

Kriza greke nuk është thjesht një problem i Greqisë dhe ka shqetësime se ajo mund të vazhdojë të ndikojë tek vendet e tjera fqinjë, përfshirë Shqipërinë. Nëse situata në Greqi përkeqësohet më tej, a ka rrezik që ajo të ketë një impakt tek vendet e tjera, si Shqipëria?
Shqipëria, ashtu sikurse vende të tjera të rajonit të Ballkanit, ka shumë lidhje me Greqinë, para së gjithash, me remitancat, që sjellin në vend shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi; po ashtu ka lidhje përmes kanaleve të tregtisë: ka shumë lidhje biznesi mes të dy vendeve; gjithashtu, ekzistojnë lidhje përmes kanaleve financiare: një numër bankash greke operojnë në Shqipëri. Pra, ekzistojnë kanale të shumëfishta që bëjnë që gjendja e ekonomisë greke mund të ndjehet në Shqipëri. Është e rëndësishme të theksohet se qeveria shqiptare ka punuar shumë për ta mbrojtur vendin nga pasojat e mundshme  të krizës. Kjo është një punë që nuk ka filluar dje, por ajo po vazhdon të paktën që prej dy vjetësh, me ndihmën e Bankës Botërore, FMN-së, Bashkimit Evropian dhe donatorëve të tjerë.

Ashtu sikurse edhe vendet të tjera ballkanike, Shqipëria vazhdon të përballet me vështirësi ekonomike, për shkak të krizës së vitit 2008. Rritja ekonomike është anemike, niveli i papunësisë është shumë i lartë, sidomos mes të rinjve. Çfarë mendoni se duhet të bëjë Shqipëria që të dalë nga kjo situatë?
Ka dy mënyra të mundshme, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj. Njëra që lidhet me një këndvështrim afatshkurtër, me situatën ciklike; tjetra, që lidhet më tepër me një vështrim afatgjatë, me situatën strukturore. Nga pikëpamja ciklike, jo vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni është ndikuar nga një krizë e dyfishtë: fillimisht nga kriza financiare, pastaj nga kriza e Eurozonës. Faktet tregojnë se kur ka krizë dhe sektori financiar përfishihet në të, rimëkëmbja ekonomike është shumë më e ngadaltë. Ky është një këndvështrim, përmes të cilit ne shohim një mëkëmbje të ngadaltë. Tjetri është se duke qenë se Shqipëria është një ekonomi e hapur, ajo ndikohet së tepërmi nga marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera. Ne e dimë që jo vetëm Greqia dhe Italia, por edhe partnerë të tjerë evropianë kanë një ngadalësim në rritjen e tyre ekonomike. Kjo është arsyeja përse ekonomia shqiptare po përjeton një rritje më të ngadaltë. Pastaj është pjesa strukturore e çështjes dhe për t’iu përgjigjur kësaj, është e rëndësishme të theksohet se, me ndihmën e donatorëve, qeveria është duke punuar për të fuqizuar rritjen e ekonomisë. Analizat e kohëve të fundit që ka bërë Grupi i Bankës Botërore janë një përgatitje për një program të ri për Shqipërinë, i quajtur Diagnoza Sistematike e Vendit. Programi i ri i miratuar kohët e fundit nga Bordi i Drejtorëve përfshin një seri reformash, që mund ta ndihmojnë ekonominë të shënojë rritje më të shpejtë në afat të mesëm dhe të gjatë. Me qëllim që të arrihet ky ritëm rritjeje, është e rëndësishme  që të gjitha këto reforma dhe programe të zbatohen dhe  për këtë është i rëndësishëm përkushtimi i qeverisë. Unë shoh një përkushtim të madh nga qeveria shqiptare në këtë aspekt. 

Megjithatë, vendi përballet me mjaft probleme, si borxhi i lartë buxhetor, niveli i lartë i kredive të këqija në sistemin bankar, niveli i lartë i papunësisë dhe kriza greke. A mendoni se në 3-5 vitet e ardhshme Shqipëria do të mund ta përmirësojë këtë situatë ekonomike?
Ekonomistët, dhe unë jam ekonomist, zakonisht nuk bëjnë parashikime. Ne bëjmë parashikime të kushtëzuara. Kjo do të thotë, që nëse reformat zbatohen dhe mjedisi i jashtëm përmirësohet, kjo mund ta ndihmojë edhe ekonominë shqiptare. Pra, nëse të gjitha masat zbatohen sipas planit, unë kam shpresa se rimëkëmbja ekonomike do të jetë e mundur në dy vitet e ardhshme. Megjithatë, ka ende shumë pasiguri në ekonominë globale, ka një ngadalësim në ekonomitë e mëdha në zhvillim, si Kina dhe Brazili. Pra jo gjithçka është bardh e zi. Diçka e rëndësishme që ndihmon vendin, është rigjallërimi i bashkëpunimit rajonal. Shoh që qeveritë e të gjitha vendeve të rajonit po fillojnë ta shtojnë bashkëpunimin mes tyre dhe  unë mendoj se kjo është një shenjë shumë e mirë për zhvillimin.

Banka Botërore është e pranishme prej vitesh në Shqipëri, cili është fokusi i programeve që ajo ka aktualisht?
Programi i ri sapo është miratuar nga Bordi i Bankës Botërore. Projektet specifike do të prezantohen në muajt e ardhshëm. Fokusi, siç thashë, është për ta bërë ekonominë më elastike ndaj goditjeve dhe kjo është e lidhur direkt me reformat që duhen bërë në sektorin financiar dhe bankar. Ju përmendët kreditë e këqija, diçka që duhet prekur dhe pakësuar sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse kreditë janë një faktor shumë i rëndësishëm në ekonomi si ajo e Shqipërisë. Po ashtu, ana strukturore, me qëllim që të promovohet biznesi, dhe konkurenca e qëndrueshme. E rëndësishme për një ekonomi të hapur si ajo e Shqipërisë, është të sigurojë kornizën e nevojshme për investime, qofshin ato shqiptare, apo të huaja. Sigurimi i nxitjes së nevojshme është rruga e duhur për t’u ndjekur dhe korniza që ne kemi miratuar  synon pikërisht këtë.

Ju përmendët investimet. Të gjitha vendet e Ballkanit përpiqen të tërheqin investime të huaja. Sipas jush, përse një investitor i huaj do të ishte i interesuar të investonte në Shqipëri?
Unë jam skeptik  kur është fjala për të zgjedhur një sektor specifik. Mendoj se mënyra efikase është të zbatohen reformat e nevojshme, me qëllim që të tërhiqen çdo lloj investitorësh; pastaj avantazhet që ka vendi do të përcaktojnë në se investimet do të jenë në bujqësi, apo në ndonjë sektor tjetër. Prandaj, mënyra e duhur është për ta bërë mjedisin miqësor për biznesin, siç është një sistem taksash i qartë dhe efiçent, një gjyqësor efiçent, të drejtat e qarta të pronësisë, këta janë faktorët më të rëndësishëm dhe të nevojshëm për tërheqjen e investitorëve.

Previous Post

Itali, konkurrenca për prostitucion, shqitari plagos dy rivalët rumunë

Next Post

Falen gjobat për bizneset që nuk paguan në afat kontributet shoqërore e shëndetësore. Sa dhe cilët përfitojnë

admin

admin

Next Post
Falen gjobat për bizneset që nuk paguan në afat kontributet shoqërore e shëndetësore. Sa dhe cilët përfitojnë

Falen gjobat për bizneset që nuk paguan në afat kontributet shoqërore e shëndetësore. Sa dhe cilët përfitojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.