Operacioni antikanabis i koduar “Ura e Merturit”, ka asgjësuar rreth 300 rrënjë bimë narkotikë në Tropojë. Efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë ushtruar kontrollin në afërsi të fshatit Tetaj, komuna Lekbibaj ku si rezultat u gjetën dhe u asgjësuan 300 bimë narkotike të kultivuara në 2 parcela. Policia ka mundur të arrestojë në flagrancë shtetasin e dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike, Pashk Qehaja, 23 vjeç, banues në fshatin Tetaj,Tropojë.











