Agjensia e lajmeve greke ANA njoftoi se këtë të hënë do të hapen bankat. Ajo njofton se qytetarët grekë do të kenë mundësi që dy ditët e para ata do të tërheqin shuma deri në 60 euro dhe në ditën e tretë ata mund të tërheqin shuma deri në 120 euro.
Bankat greke të cilat janë mbyllur që më 29 qershor, kanë sjellë probleme për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për biznesin dhe turizmin.











