Gjykata e Shkallës së Parë e Lushnjës vendosi sot si masës sigurie,”arrest në burg” për ish-kreun e ZVRPP-së së Lushnjes Elvis Bajazatin. Në burg mbeti edhe shoferi i tij Aurel Tiranishti. E njëjta masë sigurie ishte kërkuar edhe prokurori.
Sipas akuzës, Elvis Bajaziti i ndihmuar nga shoferi i tij, i cilësuar sekser, akuzohet se ka kërkuar 3 mijë euro për një certifikate pronësie. Denoncimi u bë nga një pronar apartamentesh i cili, në kushtet e mospajisjes me 8 certifikatat e pronësisë, për të cilat kishte aplikuar konform ligjit, ka denoncuar Bajazitin për ryshfet. Pas denoncimit ish-kreu i ZVRPP-së dhe shoferi i tij u vendosen ne përgjim dhe dy ditë më parë u bë arrestimi i tyre.












