Gjykata e Riminit hapi sot procesin gjyqësor ndaj bukëpjekësit shqiptar Dritan Demiraj, i akuzuar për vrasje të dyfishtë. 29 vjeçari akuzohet për vrasjen e ish- të dashurës Lidia Nusdorfi dhe partnerit të saj Silivio Mannina.
Një vit më parë, Demiraj goditi disa herë me thikë të dashurën e tij në stacionin Mozzate të provincës Como. Para se të vriste ish-të dashurën e tij, Demiraj kishte vrarë një ditë më parë dhe partnerin e ri të saj, Silvio Mannina.
Lidhur me këtë ngjarje është ngritur akuzë edhe ndaj të dashurës së tij të re Monica Sanci dhe xhaxhait të Dritan Demiraj, 60-vjeçarit Sadik Dine. Për të mbrojtur Dritan Demiraj, avokati i tij mbrojtës ka përmendur edhe kodin e kanunit sipas të cilit tradhëtia është diçka që duhet të lahet me gjak.











