Vëllai i Paul Walker Cody 27 vjeç i është bashkuar përzgjedhjes së aktorëve për luftën e Indinapolis, “Burri Kurajoz”, filmi i ardhëshëm i producentit meksikan Mario Van Peebles.
Cody Walker e ka tashmë të njohur ekranin e madh. Ai ka shërbyer si dublant për vëllain e tij, i vdekur tragjikisht me 30 nëntor 2013 në një aksident në veturë ndërkohë që po xhironte serinë e 7 të filmit “Fast & Furious”.
Filmi ku po e provon vëllai i vogël Walker flet për historinë e mbytjes së një anije të marinës amerikane goditur me predha nga flota japoneze me 30 korrik 1945 pasi ka çuar diku kompozime raidokative të bombës atomike amerikane.
Tani i ngelet Cody-t që të bëjë emrin e tij në botën e kinemasë.












