Tensioni në Athinë ka sjellë edhe ndërprerjen e vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikolas Kotzias në Tiranë. Sipas një njoftimi të ambasadës greke në Tiranë, Kotzias nuk do të zhvillojë takimet e parashikuara për ditën e enjte. “Ju kërkojmë ndjesë, por për shkak të largimit të parakohshëm të Ministrit të Jashtëm grek, N. Kotzias nga vendi, do të anulohen dy takimet e tij të parashikuara për nesër në Hotelin Sheraton”, thuhet në njoftimin e ambasadës greke duke mos dhënë detaje të tjera rreth ndërprerjes së vizitës.











