Skandali në ZVRPP-në e Lushnjës, Regjistruesi peng 8 certifikata, kërkonte 3 mijë euro për secilën
Certifikatat e tetë apartamenteve mbaheshin peng për ryshfet nga drejtori LSI në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) e Lushnjës.
Hetimet e prokurorisë së rrethit zbuluan se në rastin e denoncimit nga pronari A. Pepa ndaj kreut të ZVRPP-së Elvis Bajaziti, bëhet fjalë për tetë certifikata pronësie të bllokuara. Për çdo njërën prej tyre gjoba ishte 3 mijë euro.
Elvis Bajaziti i cili ndihmohej nga shoferi i tij Aurel Tiranishti nuk lejonte daljen e certifikatës së pronësisë nëse pronari i apartamenteve nuk kishte paguar ryshfetin. Nga ana tjetër, ky ndodhej edhe në presionin e blerësve të cilët nuk paguanin këstet nëse nuk pajiseshin me certifikatën e pronësisë. Në kushte të tilla ai kërkoi ndihmën e policisë dhe të prokurorisë, çka u vendos mbajtja në përgjim e Bajazitit dhe shoferit të tij. Të dy u arrestuan kohën kur po bëhej dorëzimi I tre mijë eurove të para brenda një lokali në Lushnjë.












