Pas dorëheqjes së Ministrit të Financave Yanis Varoufakis, ka ardhur një tjetër dorëheqje në qeverinë e Tspiras. Zëvendësministrja e Financave, Nadia Valavani i ka dorëzuar kryeministrit Alexis Tsipras një letër ku e njofton për dorëheqjen.
Në letër, Valavani nuk sqaron nëse do ta votojë ose jo marrëveshjen por shprehet qartë kundër saj.
Ajo thotë se marrëveshja është një kapitullim i madh.
“E pamundur të vazhdoj të jem pjesë e qeverisë. Marrëveshja, kapitullim i madh. Nuk do lejojë ripozicionimin e forcave. Ky është një përkeqësimi i gjendjes me firmën tonë, një gur varri”, është shprehur numri dy i financave të Greqisë.












