Foto e një automatiku të kapur sot në Shijak tregojnë se ai është ndryshkur. Edhe për pak kohë dhe do të bëhej plotësisht i papërdorshëm. Megjithatë i zoti i tij është arrestuar.
Nga informacionet e marra në rrugë operative,Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
•Lorenc Qehaj 27 vjeç,banues në Shijak.
Arrestimi i tij u bë i mundur pasi:
Nga kontrolli që iu bë në banesën e administruar prej tij në lagjen nr.8, Durrës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
•dy automatikë model 56 ,kalibri 7.62;
•41 fishekë pistolete kalibri 9 mm dhe
•58 fishekë automatiku kalibri 7.62 mm











