Në kuadër të vizitës së Ministrit të Jashtëm grek në Tiranë , Nikos Kotzias, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kërkon që shteti grek të kërkojë ndjesë për krimet e kryera ndaj popullsisë çame. PDIU gjykon se çështja çame është një element i rëndësishëm i dosjes diplomatike shqiptaro-greke.
“Ndjesa ndaj shqiptarëve të Çamërisë është e vonuar, por tani është momenti për t’u thënë”.
Sipas PDIU, çështje të tjera që duhen trajtuar gjatë vizitës së Kotzias janë zgjidhja e çështjes së ujërave dhe njohja e pavarësisë së Kosovës.











