Një djalë 8 vjeç me iniciale A.B është mbytur në rezervuar. Ngjarja ka ndodhur sot pasdite në fshatin Balaj të qytetit të Lushnjes. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e qytetit , e cila ka dërguar trupin në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës që do të përcaktojë dhe shkaqet e vdekjes.












