Policia e Shijakut ka ndaluar 2 shtetas, me akuzën e “Vjedhje në bashkëpunim”. Pas kallëzimit të shtetasit A.D në Komisariatin e Policisë Shijak për vjedhjen e një lope race, policia ka ndaluar Shkëlzen Cala, 40 vjeç banues në Shijak dhe Eraldo Mema, 24 vjeç banues në Peshkopi. Pas kontrollit të ushtruar nga Policia e Shijakut në banesën e Shkëlzen Calës janë gjetur dhe sekuestruar një krëhër automatiku dhe 18 copë fishekë model 56,të kalibrit 7.62 m/m. Materialet e zbuluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.











