Në vijim është një email i këmbyer mes kompanisë “Hacking Team” dhe SHISH. Bisedohet për një program superpërgjues i cili nuk njeh barriera. Përgjohen të gjitha ekranet e kompjuterëve në cdo pozicion programi si dhe të gjithë telefonat smart.
I nderuar E. Dauti.
Shpresoj që ky e-mail t’ju ketë gjetur mirë. Sa për telefonatën tuaj shpresoj që mund të jap një shpjegim të plotë për produktet e kompanisë sonë. “Hacking Team” po përfundon një sistem përgjues me (RCS) të quajtur Galileo. RCS-ja është ndërtuar në një mënyrë të tillë që të sulmojë dhe futet në një numër shumë të madh kompjuterësh dhe të ketë akses në monitorët e tyre. Ai të lejon që të marrësh të dhëna nga ekrani në shumë sisteme operative kompjuterike, si Windows XP/ Vista/7/8/ (32 dhe 64 bit), Mac-OS dhe Lunux, sa u përket kompjuterëve. Ndërsa për telefonat mund të hakojmë ekranet e IPhone, Symbian, Blackberry, Android dhe Windows Phone 8.
Sa i përket objektivave, RCS të lejon që të marrësh informacione të larmirshme. Që nga Skype dhe programe të tjera si “Facebook” etj deri te dokumentet, kufjet dhe mikrofonat.
Programi nuk është blerë se ishte i shtrenjtë, por nuk e ka blerë SHISH. Të interesuar për këtë program kanë qënë edhe dy ministri të tjera, ministria e Brendshme dhe ministria e Mbrojtjes, të cilat kanë shërbim sekret në organikat e tyre por kanë edhe buxhet dhjetra herë më të madh se sa shërbimi sekret.
Asnjëra nga këto ministri nuk ka deklaruar lidhur me operacionin e blerjes së mundshme të programit të përgjimit.











