Aventurat e fundit të RAMBO do të vëne atë përballë terroristit të grupit “Shteti Islamik”, kështu ka deklaruar Silvester Stalone gjatë një takimi.
Aventurat e të famshmit John Rambo janë larg së perfunduari, në vend që të dilte në pension, veterani vazhdon punën dhe së shpejti do të kemi serinë e re që do të titullohet “Rambo, gjaku i fundit” (Last Blood)
Thashethemet e kohëve të fundit tregonin për një vend xhirimi në shkretëtirë duke na lënë të kuptojmë që historia do të zhvillohej afër kufirit meksikan dhe që makina vrasëse që Rambo do ta ketë përballë është një kartel në Ameriken e Jugut.
Një lajm i përgenjështruar nga vetë Stalone para pak ditësh.
“Ne kemi ekipe që po shëtisin nëpër Irak dhe një pjesë të Sirisë atje ku shteti islamik ka selitë e tyre më të mëdha. Ne po punojmë me njerëz lokale në realizimin e më të madhes dhe më realistes eksperiencë, që të jetë krijuar ndonjëherë në Rambo”, thotë Stalone.











