News 24 ka publikuar e maile te tjera që janë këmbuer mes zyrtarëve të SHISH dhe përfaqësuesve të kompanisë e cila sugjeronte një program përgjimi për shërbimin sekret shqiptar. Sipas gazetarit Spartak Koka e-mailet e tjera janë shkëmbyer mes përfaqësuesit të SHISH, Ermal Dauti dhe përfaqesuesit të kompanisë Hacking Teams, Emad Shehata, në lidhje më disa super-aparatura që planifikonte të blinte SHISH, për të kryer përgjime në telefona, kompjuterë e programe të ndryshme.
Më datë 6 shkurt 2014, Ermal Dautaj që disponon adresën ermaldautaj@hotmail.com rreth orës 17:24 i dërgon e-mail Emad Shehatas ku i thotë: “Me përjashtim të datave 12, 13, 20, 21, 27, 28 shkurt ne do të dëshironim që të kemi një takim me ju, në 25 shkurt, 24 këtu në Tirana. Në total dy ditë. Duke pritur për konfirmimin tuaj. Urimet më të mira, Ermal”.
Më 28 janar të vitit 2014 Emad Shehata i dërgon një e-mail Ermal Dautajt, ku i shpreh falenderimet për mbështejen dhe asistencën gjatë vizitës së zhvilluar në janar në Tiranë.
Më tej, Shehata shton se “siç e lamë në bisedën tone, do të duhet të firmosim marrëveshjen e mbuluar, të cilën e ke bashkangjitur e-mailit. Të jetë për të nënshkruar NDA tonë që kam bashkangjitur në këtë e-mail”.
Në bazë të këtyre e-maileve mësohet se kompania i ka ofruar SHISH programe që lejojnë aksesin në kompjuter. E-maili është dërguar nga punonjësi i “Hacking Teams” Emad Shehata për punonjësin e SHISH, Ermal Dauti. Ky super-program për të cilin bëhet fjalë, lejon aksesin në telefona celularë, Viber, Tëitter e Whatsapp. Kompania ka prezantuar programe që vjedhin të dhënat.











