Edhe pse 17 korriku është afati i fundit i përcaktuar nga ministria e Kulturës për dorëzimin e projektdraftit për uljen e moshës dhe përcaktimin e pensionit për artistët, katër ditë nga përfundimi i këtij afati ende nuk është mbledhur grupi i punës.
Projektligji erdhi si domosdoshmëri pas peticioneve dhe protestave të artistëve, veçanërisht atyre të Operas dhe Baletit për përcaktimin me ligj të statusit të artistit.
Reshat Ibrahimi, sindikalisti për zërin e artistëve thotë se edhe këtë herë projektdrafti do të mbetet në letër.











