“Dhe më në fund, një ditë pushimi”. Këto janë fjalët që shoqërojnë foton e supermodeles ruse, Irina Shayk, e cila ka vendosur të bëjë një ditë pushim duke u relaksuar në vaskë.
Fotografia është bërë në një hotel në Paris, ku 29-vjeçarja ka qëndruar si pjesë e një evenimenti bamirës. Gjatë atij eventi, modelja shkëlqeu me bukurinë dhe fustanin e saj të kuq të shkurtër.












