Edhe pse konsiderohet si një nga grabitqarët më vdekjeprurës në botë dhe mund të gllabërojë lehtësisht një fëmijë të vogël, dy vjeçarja Alisha-Mae, nuk ka aspak frikë të përfafojë dhe puthë një piton.
Madje, prindërit e saj janë të lumtur që vajza e tyre e bën këtë gjë.
Pitonët Burmese, të cilët i shtrydhin viktimat e tyre për vdekje para se të gëlltiten të tërë, janë kapur në foto duke gllabëruar derra, drerë madje edhe aligatorë.
Mesa duket, kjo vogëlushe bën përjashtim për këta grabitqarë të rrezikshëm.












