Magjicisti shqiptar Sami Matoshi është nderuar me vlerësimin si “Artisti i jashtëzakonshëm i kampionatit të 26 botëror të magjisë.

Vetë Matoshi nëpërmjet një postimi në fb bën të ditur për vlerësimin e lartë profesional që ka marrë.
Ai përfaqësoi Shqipërinë si mentalist në Kampionatin Boteror të Magjise i cili u zhvillua nga 6 deri më 11 korrik 2015 në Rimini të Italisë me pjesëmarrjen e 98 konkurentëve nga të gjitha kontinentet .











