Lulzim Basha ka drejtuar sot ceremoninë e dhënies së një prej rrugëve të këndshme të Tiranës emrin e Otto von Habsburg.

Me këtë rast ai ka postuar dhe këtë mesazh:
“Në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e tij të cmuar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve një prej rrugëve të kryeqytetit do të mbajë emrin Otto von Habsburg, princi i fundit i kurorës perandorake austro-hungareze, një nga udhëheqësit e shquar të levizjes paneuropianiste, antinazist dhe antikomunist i vendosur, luftëtar i paepur për rrëzimin e murit të Berlinit dhe avokat i palodhur i zgjerimit të shpejtë të Bashkimit Europian me vendet e lindjes ish komuniste. Të pranishëm ishin anëtarët e familjes Habsburg duke përfshirë Arkidukën Karl, Monica, Gabriela, Walburga dhe Georg von Habsburg”.















