• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Artur Bushi i Krujës, me emër Kastriot C. dënuar në Napoli për trafik prostitucioni”

admin by admin
12 July, 2015
in Kronika
0
“Artur Bushi i Krujës, me emër Kastriot C. dënuar në Napoli për trafik prostitucioni”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta zyrtare e PD, Rilindja Demokratike ka publikuar një fakt i cili sipas RD tregon implikimin e kryetarit të ri të Bashkisë së Krujës, ish –deputetit të PS, Artur Bushi, në veprimtari të rëndë kriminale në Itali.

Sipas gazetës Rilindja Demokratike Bushi ka qenë i dënuar, por me një emër tjetër, atij të Kastriot C.

“Provave të mëparshme të tij se ishte i arrestuar nga policia italiane për trafikun e kokainës nga Holanda në Itali i shtohet edhe një provë tjetër e Prokurorisë së Napolit. Kryebashkiaku i sotëm i Bashkisë së Krujës rezulton të jetë dënuar në Napoli për trafikun e prostitucionit. Por, sikurse pohojnë burimet e hetimit, ndonëse ai ka qenë personi që është marrë me trafikun, në regjistra rezulton emri i një tjetër bashkëkombasit të tij, kjo pasi në atë kohë Bushi ka lëvizur në Itali me pasaportën me emrin e Kastriot C. Edhe dënimin nga gjykata e ka marrë me këtë emër”, thuhet në shkrimin e RD.

Sipas kësaj gazete, kjo është arsyeja se përse Rama dhe Meta nuk pranuan që të bënin pjesë të procesit të dekriminalizimit marrjen e shenjave të gishtërinjve të të zgjedhurve të inkriminuar të tyre.

Pak ditë para votimeve, portali investigativ birn publikoi një artikull i cili sillte fakte dhe dëshmi të veprimtarisë kriminale në Itali dhe Zvicër të tre prej kandidatëve të PS-së, mes tyre edhe Artur Bushi.

Por nga tre të akuzuarit, dy prej tyre fituan në zgjedhje, njëri nga të cilët edhe Bushi që u zgjodh kryetar i bashkisë së Krujës.

Ja edhe shkrimi i publikuar nga Varesse news:Artur Bushi, pjesë e kartelit të drogës

Të rinj, të edukuar dhe të mirintegruar në territorin e Galaratës. Pra, “djem të mirë”, të paktën kështu thoshin komshinjtë e shtëpisë në “Monte Leone”, lagjen periferike të Morixhias, se ata nuk kishin vënë re asgjë. Nuk kishin vënë re as që ata djemtë e mirë të derës ngjitur ruanin dhe paketonin drogë të importuar nga Holanda, e destinuar për t’u shitur më pas në gjithë Italinë. Bledar Debrova, shefi i të ashtuquajturës “Debli”, 34 vjeç, Ndriçim Hindraliu, i quajtur “Çimi”, 30 vjeç, Bujar Hasani i quajtur “Polpeta”, 26 vjeç, Roland Abesci, i quajtur Landi, i vitit 1964, Artur Bushi, i quajtur “Turi”, 34 vjeç, Besim Kadiu dhe Erjon Tarja, i quajtur Eri, 27 vjeç. Një bandë e tërë dhe e vërtetë me role të mirëpërcaktuara, që për komandandin e Policisë së Shtetit në Galaratë, Franco Novati, i cili bashkë me Prokurorinë e Busto Arsizio kanë ndjekur hetimet, kanë përmendur qendrime tipike të “mafies sonë”: hierarki, organizim, kohezion, të lidhur me familjen dhe traditat. Prej muajsh forcat e Komisariatit të Galaratës i ishin vënë pas këtij grupi. Gjithçka nisi nga operacionet e kontrollit të territorit, ku kohët e fundit ishin arrestuar disa trafikantë me kombësi shqiptare që furnizonin tregun e Galaratës. Nga këto hetime dolën të dhëna të reja, të cilat, janë përgjime ambientale telefonike me anë të të cilave forcat e policisë arritën të rindërtonin lëvizjet dhe organizimin e grupit duke arritur deri në ndalimet dhe arrestimet për importim dhe trafikim kokaine, arrestime të lajmëruara këtë mëngjes nga prokurori Francesco Dettori dhe komandandi Franco Novati. Një herë në katër muaj, pjesëtarë të grupit merrnin avionin dhe fluturonin për Amsterdam. Ata niseshin dhe zbrisnin në rajone të ndryshme, duke mbërritur më pas në mënyrë të ndarë në kryeqytetin holandez. Aty priteshin nga bashkëkombas të tyre, me të cilët zgjidhnin drogën, paguanin dhe ktheheshin me duart bosh. Kokaina vinte përmes korrierëve dhe futej në apartamentin e Galaratës, ku hapej dhe paketohej për shitje. Një trafik i mirorganizuar dhe shumë fitimprurës, i cili mund të gjeneronte edhe 1 milion euro; Bledar Debrova, shefi, nga Elbasani, qyteti i tij i origjinës ishte pronar i pasurive të patundshme dhe ishte duke hapur një aktivitet të ri, biznes hotelerie. Precedentët ishin të vegjël, dikush për shfrytëzim prostitucioni, dikush për emigrim të paligjshëm, por askush për drogë. Ndonjë krisje e vogël për ndonjë bast, por asgjë më shumë; ndonjë tjetër kishte edhe një punë të rregullt. Dy u arrestuan në flagrancë, pesë të tjerët u ndaluan nga Policia Gjyqësore. Për shefin dhe dy prej të tjerëve ndalimi u bë në Spitalin e Galaratës: Bledar Debrova, i cili rezulton i martuar me një italiane me origjinë nga Napoli vuan në fakt nga diabeti, ndërsa dy të tjerët kishin shkuar për t’i bërë vizitë. Nga përgjimet, pa të cilat operacioni nuk mund të ishte kryer, doli se ai telefononte çdo ditë nënën e tij në Shqipëri, i shqetësuar për shëndetin e saj.

Pjesë nga shkrimi i Birn:

Banda e trafikut të kokainës, ku bënte pjesë Artur Bushi, sot Kryetar i Bashkisë së Krujës, importonte kokainë nga Holanda në Itali. Para se të bëhej deputet më 2013, policia italiane e arrestoi Bushin më 11 qershor 2010 në qytezën e Gallaratës. Ai ishte i dyshuar si pjesë e një organizate kriminale, të njohur si banda e Morriggia-s. Franco Novati, një ish-komandant policie në Gallarate, i cili drejtoi hetimin, i tha BIRN se kjo bandë importonte kokainë nga Holanda në Itali. “Kur ne i vumë nëntë prej tyre nën përgjim, ata folën për “pjesë këmbimi”, por ne e dinim se kjo qe fjala në kod për kokainën”, rikujtoi ai. Novati tha se, kokaina vinte nga Amsterdami përmes korrierëve dhe shitej me shumicë te bosët vendorë në Breshia, Modena, Luka dhe Piaçenza. “Ne ndërhymë në transportin e fundit të 10 apo 11 kileve të kokainës nga Holanda dhe arrestuam bandën”, shtoi ai. “Ai (Artur Bushi) qe pranë bosit të bandës Morrigia”, shtoi ish-shefi i policisë, aktualisht në pension. Aktiviteti i këtij karteli droge e shpërndante drogën në të gjithë Italinë, ndërsa si epiqendër të vetën ka pasur zonën e Galaratës në Itali ku bëhej paketimi i drogës. Operacioni për arrestimin e deputetit të sotëm të Ramës është ndërmarrë nga prokurori Francesco Dettori dhe komandandi Franco Novati.

Previous Post

PERGJIMI I TELEFONAVE/ SHISH negocoi një program përgjimi për telefonat smart në Shqipëri, Remote Control System Galileo

Next Post

FOTO/Basha me aristokratët e Vjenës

admin

admin

Next Post
FOTO/Basha me aristokratët e Vjenës

FOTO/Basha me aristokratët e Vjenës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.