Një granatë ka shpërthyer duke lënë të plagosur një person. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake D. O., 40 vjeç ishte duke punuar arën teksa ka shpërthyer granata.
Mësohet se i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.












