Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm tre persona të dyshuar si pjesëtarë të ISIS-it.
Mediat kosovare raportojnë se ndalimi i tyre u bë pas orës 02:00 në afërsi të liqenit të Badovcit që ndodhet në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.
Sipas burimeve, tre personat janë pikasur fillimisht nga rojet që më pas kanë lajmëruar policinë.
Burimet thonë se të arrestuarve u janë gjetur shenja të ISIS-it dhe maska.
Njëri prej tyre është nga Istogu dhe tjetri nga Mitrovica.
Për të tretin nuk ka ende të dhëna mbi origjinën, ndërsa mësohet se janë të moshës 25-35 vjeç.












