Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi i është gjetur një pistoletë me fishekë dhe një sasi kanabisi.
Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar Endri Kolacin 26 vjeç banues në Durrës. Këtij të fundit i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një pistoletë e markës “EKOL”, 15 fishekë, 2 bimë dhe një boçe lëndë e thatë Cannabis Sattiva.











